Botërori i Klubeve/ Guardiola liston De Bryne

Humbi me Aston Vilën (1-0) duke dëshmuar se mungesat janë goxha të rëndësishme te Mançester Siti (dje munguan Grilish, Ake, Rodri, De Bryne) por tani teksa kampionët e Premier League dhe Europës do të nisin turneun e Kupës së Botës për Klube marrin sinjale të mira.

Mësohet se Guardiola ka listuar (top 23 lojtarë) për turneun që nis me 12 dhjetor në Arabinë Saudite edhe mesfushorin belg Kevin De Bryne, aktualisht i dëmtuar që në gusht me Bërnlin.

Përveç fituesve të Ligës së Kampionëve, do të marrin pjesë edhe Club Leon (Meksikë), Urava Red Diamonds (Japoni), Aukland (Zelandë e Re), Al-Itihad (Arabia Saudite), Fluminense (Brazil) dhe Al Ahli (Egjipt).

Ekipi i Pep Guardiolës do të hyjë në turne në raundin e dytë, kundër fituesit mes Leon dhe Urava. Te Siti janë të bindur se një trofe tjetër në vitin 2023 do të ishte sukses i madh për anglezët që këtë vit kalendarik fituan Premier League, Champions League dhe FA Cup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!