Botërori i Klubeve, FIFA zyrtarizon kalendarin

Nga viti 2025 numri i skuadrave në Botërorin e Klubeve, do të shkojë në 32.

FIFA ka publikuar kalendarin për Botërorin e Klubeve, i cili do të luhet brenda 10 ditëve (nga e marta 12 deri të premten më 22 dhjetor) në Riad të Arabisë Saudite.

Kampioni në fuqi i Europës, Mançester Siti, do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Leon dhe Urava Reds, ndërsa Al-Itihad i Karim Benzema do të duhet të përballet me Aukland në të vetmin play off.

Në rast fitoreje, vendasit do të përballen me egjiptianët Al Ahli, ndeshje që do të përcaktojë ekipin me të cilin do të luajë fituesi i Copa Libertadores (gjysmëfinalet Boka-Palmeiras dhe Internacional-Fluminense)

Tabela e përballjeve 12-22 dhjetor 2023:

Fituesi Al-Itihad/Aukland – Al Ahly (kushdo që kalon përballet me fituesin e Copa Libertadores)
Fituesi Leon/Urava Reds – Mançester Siti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!