Botërori i Klubeve starton sot me Al Itihad…

Nis sot në Arabinë Saudite Botërori i Klubeve me turin e parë. Në “Buraidah”, kampionët vendas të Al Itihad, do të takohen në orën 19:00 me skuadrën nga Zelanda e Re, Aukland.

Në këtë Botëror, marrin pjesë Mançaster Siti, Club Leon (Meksikë), Urava Red Diamonds (Japoni), Aukland (Zelandë e Re), Al-Itihad (Arabia Saudite), Fluminense (Brazil) dhe Al Ahli (Egjipt).

Ekipi i Pep Guardiolës do të hyjë në turne në raundin e dytë, kundër fituesit mes Leon dhe Urava. Siti konsiderohet favorit kryesor për këtë trofe ndërsa do të ishte një tjetër sukses i madh për anglezët që këtë vit kalendarik fituan Premier League, Champions League dhe FA Cup.

Ndeshja finale zhvillohet në 22 dhjetor 2023 ora 19:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!