Kombëtarja e femrave skandaloze në Ligën e Kombëve

Shqipëria për femra, luajti ndeshjen e fundit në UEFA ‘Women’s Nations League’ në transfertë ndaj Hungarisë dhe u mposht me rezultatin 6-0. Bie nga Liga B në atë C.

Ndeshja e fundit e Kombëtares për femra e drejtuar nga Armir Grima ishte sot ndaj Hungarisë, e cila ka fituar me rezultatin e thellë 6-0. Trajneri kishte bërë disa ndryshime në skuadër në krahasim me ndeshjen e pak ditëve më parë ndaj Irlandës së Veriut, duke lënë në stol edhe kapitenen Megi Doçi.

Në këtë takim Shqipëria mori shpejt 4 gola duke u dorëzuar pa kushte ndaj Hugarisë e cila në të dytën shënoi dhe dy gola të tjerë në minutat 81′ e 86′.

Grima në këtë ndeshje vendosi të bëjë tre ndryshime në formacionin titullar, duke hedhur në fushë këtë 11-she: Antigoni Hyska, Sara Maliqi, Armera Tukaj, Luçije Gjini (c), Alma Hilaj, Ezmiralda Franja, Gresa Berisha, Qëndresa Krasniqi, Kristina Maksuti, Fortesa Berisha, Mikaela Metalla.

Bilanci pas 6 ndeshjeve në Grupin 1: Zero fitore, 1 barazim dhe 5 humbje. Golaverazhi 2:18.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!