Nations, Shqipëria njeh rivalet në Paris

Shqipëria krahas përgatitjeve dhe axhendës së fazës finale ‘Euro 2024’ në Gjermani, këtë vit, do të mësojë edhe rivalet e saj në edicionin e radhës të Nations League.

Shorti i eventit të ri të UEFA-s (i katërti në radhë) do të hidhet më datë 8 shkurt 2024 në Paris.

UEFA Nations League 2024-2025, pritet të sjellë një Kombëtare ndryshe dhe me objektivë madhorë. Kuqezinjtë janë të listuar te Liga B.
 

Ndërkaq pasi të hidhet shorti dhe të përcaktohen datat e ndeshjeve Shqipëria do të zhvillojë nga dy sfida në çdo muaj (shtator, tetor, nëntor).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!