Shqipëria mëson nesër rivalët e ‘Gjermani 24’

Presidenti i FSHF Armand Duka dhe trajneri Silvinjo nga delegacioni kuqezi në Hamburg.

Do të nisë nesër në orën 18:00 shorti për grupet e UEFA Euro 2024. Në Hamburg të Gjermanisë, Shqipëria por dhe 20 të kualifikuarat e tjera shto këtu dhe 3 bileta që rrjedhin nga faza play off (12 skuadra në garë në 21 dhe 26 mars 2024) do të mësojnë fatet e tyre nga përzierja e goglave.

Ndërkohë është publikuar dhe renditja për golin më të bukur të fazës eliminatore votuar nga fansat. Dy kandidatë janë nga Shqipëria; Jasir Asani dhe Kristjan Asllani u renditen respektivisht i dyti dhe i treti.

Më poshtë renditja e 10 golave më të votuar nga fansat

1/ Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë

2/ Jasir Asani | Shqipëri-Poloni

3/ Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri

4/ Emin Makmudov | Azerbajxhan-Suedi

5/ Junus Akgun | Turqi-Letoni

6/ Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni

7/ Kilian Mbape | Francë-Gjibraltar

8/ Sandro Volfinger | Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn

9/ Leandro-Trosard | Belgjikë-Estoni

10/ Bukajo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut./Foto;UEFA/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!