Bylis pa ndalesë, Resuli nis me fitore te Flamurtari

Java e 14 e Kategorisë së Parë zhvilloi sot të gjitha takimet e parashikuara nga kalendari. Bylis kryesues mundi Tomorin në Berat, ndërsa Flamurtari me Dritan Resulin debutues në pankinën ia doli të marrë tri pikë ndaj Kastriotit.

Duel mjaft luftarak rezultoi takimi në ‘Liri Ballabani’ me matjanët e Himës që ndalën Vorën pretendente. Ndërkaq Besa- Apolonia nuk prodhoi gola sikundër dhe sfida Korabi -Luzin 2008.

Ndërkohë në 17:00, AF Elbasani me shumë vështirësi theu Lushnjën në “Elbasan Arena”.

Kategoria e Parë, java e 14:

Rezultatet teknike:

Korabi-Luzi 2008 0-0

Tomori- Bylis 0-2

Flamurtari- Kastrioti 1-0

Burreli- Vora

Besa- Apolonia 0-0

AF Elbasani- Lushnja 3-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!