Rodrigo, ‘Asi’ i Ançelotit, 7 gola në pak javë
Sulmuesi brazilian i Real Madrid, Rodrigo, ka realizuar 7 gola në një muaj duke përjetuar një vjeshtë të artë. Braziliani ishte protagonist edhe ndaj Napolit (Champions grupe), duke shënuar golin e përkohshëm 1-1 me asistimin e Brahim Diaz për barazimin e golit të Xhovani Simeones.
Por sulmuesi i Realit ka pësuar një tjetër episod racizmi ditët e fundit, pasojë e një grindjeje që pati me Lionel Mesin gjatë ndeshjes kualifikuese të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026 Brazil-Argjentinë pak ditë më parë.
Pas ndeshjes, Rodrigo nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë për këtë çështje dhe është përgjigjur duke buzëqeshur: “Nuk mund të flas për këtë, Real Madridi nuk më lejon”, tha ai përpara se të ngjitej në autobus.