Korabi barazon Apoloninë, Bylis kalon Flamurtarin

Java e 14-të e Kategorisë së Parë zhvilloi sot 4 takime. Në “Adush Muça”, Bylis priti Flamurtarin të cilin e mundi 2-0 duke e leënë plot 8 pikë prapa. Ia del Luzi 2008 të kalojë po 2-0 Tomorin për të rritur shpresat e tij për qëndrim.

Hima në krye të Burrelit merr pikën e parë në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit ndërsa në Fier Korabi kap Apoloninë në kohën shtesë për 2-2 final.

Dy sfidat e mbetura të javës zhvillohen nesër në orën 13:30.

Rezultatet sot:

Luzi 2008- Tomori 2-0

Kastrioti- Burreli 0-0

Bylis- Flamurtari 2-0

Apolonia- Korabi 2-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!