Rikthehet Superiorja, Egnatia-Partizani me protokoll të veçantë

Rinis Superiorja, sot tri përballje në tre orare të ditës.

Nga Erga Kenga

Do të rinisë kampionati elitar Abisnnet Superiore me sfidat e anuluara të javës së 13-të. Sot Egnatia- Partizani pas humbjes së jetës nga Rafael Duamena më 11 nëntor, do të startojë nga minuta e 25-të teksa shifart teknikë ishin 1-1.

Po sot dhe dy sfida të tjera. Fillimisht në 17:00 në “Niko Dovana”, Dinamo Siti e sheh vetën pritës ndaj Erzenit të Shijakut ndërsa në orën 20:00 në “Air Albania Stadium”, Tirana do të përballet me Kukësin.

Dy ndeshjet e tjera të javës së 13-të do të zhvillohen nesër më 24 nëntor. Konkretisht në “Loro Boriçi” (17:00) Vllaznia- Laçi ndërsa po në 17:00 të kësaj dite Skënderbeu takohet në Korçë me Teutën.

Ndërkaq pauza për shkak të ndeshjeve të Kombëtares i ka ndihmuar klubet të rekuperojnë disa nga lojtarët me probleme fizike. Kështu te Partizani janë aftësuar Hadroj dhe Mba por portieri Alban Hoxha i operuar (hemorraide) pak ditë më parë dhe do të mungojë deri pas derbit me Tiranën.

Te Tirana rikthehet mes shtyllave Mustafë Abdullahu ndërsa te Kukësi në pikëpyetje Daniel Momoh dhe Abdou Mbarak.

Dinamo do të ketë në dispozicion lojtarin kryesor Gudiabi (pas pezullimit tre javor nga Disiplina) ndërkohë që Patrik Bardhi qëndron në pikëpyteje. Nga ana tjetër Erzeni njeh vetëm mungesën e Kacbufit. Të tjerët gati për Deliallisin.

Ndërkaq sot zhvillohet edhe një ndeshje në Kategori të Parë (java e 12). Me fillim orën 13:30 Besa pret Vorën në Luz.

Java e 13-të, Abissnet Superiore:

Sot:

13:30 Egnatia- Partizani (nis nga minuta e 25 me shifrat 1-1).

17:00 Dinamo Siti- Erzeni (në Durrës)

20:00 Tirana- Kukësi (në Air Albania)

Nesër, ora 17:00

Vllaznia- Laçi

Skënderbeu- Teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!