Kompletohet formati nga grupet, Play Off-et për tre vende në mars

Gjermania vendi organizator dhe 20 skuadra dalë nga 10 grupe kanë dërguar përfundimisht në 21 bileta definitive për fazën finale të Europianit 2024 që do të zhvillohet në 14 qershor-14 korrik në Gjermani.

Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Anglia,Franca, Hungaria, Italia, Holanda, Portugalia, Rumania, Skocia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicëra dhe Turqia përbëjnë grupin e 20 skuadrave që dolën nga grupet kualifikuese.

Me 2 dhjetor, shorti i grupeve të fazës finale në Hamburg.

Ndërkaq tre vendet e fundit përcaktohen nëpërmjet play-off-eve të vendosura për t’u luajtur në mars 2024. Dymbëdhjetë skuadra konkurojnë në play-off, bazuar në performancat e tyre në Ligën e Kombeve 2022/23.

Do të ketë gjashtë gjysmëfinale më 21 mars të ndjekur nga tre finale më 26 mars, me tre skuadrat fituese në ato sfida që do të plotësojnë formatin e plotë me 24 ekipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!