Italianet e gjermanet japin leksion në Champions

Grupet E, F, G dhe H luajtën sot ndeshjet e xhiros së katët të tyre duke prodhuar shifra mjaft interesantë e përmbysur parashikime.

Ndeshja kryesore u luajt në “San Siro” aty ku Milan në duelin me PSG fitoi 2-1 falë golave të Leaos dhe Zhiru duke hapur plotësisht çështjen e kualifikimit.

Sigurisht dhe fitorja e Shahtjor Donjetsk ndaj Barcelonës 1-0 ajo e Dortmundit ndaj Njukasëll 2-0 shifrat tenistikë të Atletikos së Madridit përballë Selltikut 6-0 por dhe fitorja e Lacios në takimin me Fejnord 1-0, konsiderohen të veçantat e mbrëmjes.

Rezultatet e sotme:

Grupi E:

Atletiko Madrid -Selltik 6-0

Lacio- Fejnord 1-0

Grupi F:

Dortmund- Njukasëll 2-0

Milan- PSG 2-1

Grupi G:

Manchester Siti- Jang Bojs 3-0

Cverna Zvezda- Lajpcig 1-2

Grupi H:

Shatjor Donjetsk- Barcelona 1-0

Porto- Antverp 2-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!