Partizani shkatërron Vllazninë, vjen fitorja e 6-të radhazi

Abisssnet Superiore, java e 12-të:

Partizani- Vllaznia 4-1 (Rrapaj 20′, Preka 45’+1′, Mehmeti 45’+3′ ,Maget 48′ / Balaj 32′ )

Partizani e kthen në fitore me goleadë sfidën e fazës së dytë me Vllazninë luajtur në ‘Arenën e Demave’. Të kuqtë ia dalin të shënojnë me Rrapaj kur luhej e 20′-ta pas një gabimi të mbrojtjes shkodrane me vlonjatin e lirë brenda zonës teksa godet me pamje të lirë përpara për 1-0.

Më pas vjen reagimi i Vllaznisë me atë gol të Balaj në të 32′ realizuar nga zhvillimet e një goditje të lirë nga jashtë zone. Partizani i njohur për efikasitetin në kohën shtesë, këtë radhë shënon dy të tillë me vesin e kthyer në zakon. Në të 45+1” Preka me kokë dhe Mehmeti në të 45+3′ vulosin fraksionin e parë të këtij takimi.

Edhe e dyta nis me gol dhe sërish është skuadra e Abilaliaj e cila shënon një supergol me Maget për 4-1 në të 48′. Më tej vijoji loja e mirë e ‘Demave’ të cilët me kekon 2 herë dhe Rrapaj kërcënuan për golin e pestë.

Ndërkaq pas kësaj fitorjeje Partizani bashkohet me Egnatian në krye duke bashkëkryesuar me nga 26 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!