Flamurtari nuk ngre kokë, Bylis pa ndalesë

U luajtën sot ndeshjet e xhiros së nëntë në Kategori të Parë. Rikthehet të luhet në “Roza Haxhiu” të Lushnjës pas ribërjes së fushës me Lushnja-Kastrioti që përfundoi 3-1.

Bylis thyen në derbi Apoloninë me një gol të Marin Abazajit në minutën e 90′ ndërsa po me gol në shtesë shënuar nga Raboshta, Vora kalon ndaj Korabit.

Ndërkaq Besa thyen Luzin 2-0 duke spostuar krizën te fqinjët e fundit të tabelës.

Në fund rënja e Flamurtarit në “Liri Ballabani”. Vlonjatët gjithë pretendime nuk ia dalin dot në Mat duke u kthyer kokëulur në Vlorë e me pozicionin e trajnerit Çela mjaft të lëkundur.

Java e 9-të, Kategori e Parë:

Lushnja-Kastrioti 3-1

Apolonia -Bylis 0-1

Burrell -Flamurtari 1-0

Besa -Luzi 2008 2-0

Vora -Korabi 1-0

AF Elbasani -Tomori 4-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!