Zyrtarizimi/ Egbo trajner i ri i Prishtinës

Trajneri që shpalli kampion Tiranën në sezonin 2019/20 merr timonin e Prishtinës në Supeligën e Kosovës.

Klubi e ka zyrtarizuar në kanalet e tij zyrtare.

Njoftimi:

Ish-trajneri kampion me KF Tirana 2019/20, Emmanuel Egbo, 50-vjeçar nga Nigeria me shtetësi shqiptare, është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës sonë.Egbo ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylys e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave. Egbos në punën e tij në ekipin e Prishtinës do t’i ndihmoj nga afër edhe trajneri nga Shqipëria, Eldiano Topi. 𝐄𝐦𝐦𝐚𝐧𝐮𝐞𝐥 𝐄𝐠𝐛𝐨, 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫 𝐢 𝐫𝐢 𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚“E njoh Prishtinën, është klubi më i madh në Kosovë, nuk diskutohet me trofetë që ka fituar dhe me shumë ngjarjet që ka bërë me futbollin e Kosovës”.“Nuk ishte shumë e vështirë të pranoja ofertën. Pas shpjegimit të planeve dhe objektivave që ka klubi dhe duke qenë tip që i dua sfidat, duke qenë se kam punuar edhe te Tirana, si kulmi i futbollit në Shqipëri, e di që çfarë presioni kanë klubet si Prishtina dhe nuk e pata të vështirë të pranoja punën. Do të jetë ide e mirë të bashkëpunoj me klubin”.“Nga afër nuk e njoh ekipin, por kam ndjekur skuadrën edhe në të kaluarën, por edhe tash së fundi, nga pamjet televizive në Shqipëri, por edhe nga video-ndeshjet. Por, objektivat janë të qarta, arritja më e pakët është Evropa, pse jo edhe më lartë, por kjo mund të arrihet vetëm të bashkuar me të gjithë punëtorët e klubit deri te futbollisti më kryesor i skuadrës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!