Ballkani dhe Daja kapin majat, mposhtin Dinamon e Zagrebit

Mbrëmje historike, Ballkani gjunjëzon kroatët kampionë në Ligën e Konferencës.

Me një supergol të Almir Kryeziut në fundin e pjesës së parë (44′) dhe një tjetri të algjerianit Valid Hamidit (83′) në fund të ndeshjes Ballkani nga Suhareka mposhti sot në “Fadil Vokrri” gjigandët kroatë të Dinamo Zagreb.

Përgjatë 90’ minutave lojë të zhvilluara në Prishtinë skuadra shqiptare pati inisiativën dhe pasi shtyu përpara në pjesën e parë dhe shënoi një eurogol në të dytën administroi dhe në fund goditi për herë të dytë.

Nga ana tjetër Dinamo u prezantua mjaft dobët në këtë takim dhe pavarësisht 4 mungesva kryesore , nuk arriti të shfaqet me dimenionet e skuadrës që këto vite të fundit ka qënë domionese. Kryesisht në rajon por dhe në Europë.

Me këtë fitore historike Ballkani ngjitet në vendin e dytë në Grupin C me tre pikë. Po aq sa ka edhe Dinamo Zagreb e cila bie në vendin e tretë.

Te skuadra e Dajës shumë futbollistë nga Shqipëria me Marsel Ismajlgecin debutues./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!