Përleshje masive në Romë, tifozë çekë të ndaluar

Përleshje në qendër të Romës mes tifozëve të Slavia Pragës dhe policisë vetëm pak orë para ndeshjes së Ligës së Europës mes ekipit verdhekuq dhe skuadrës çeke e planifikuar për këtë mbrëmje në stadiumin Olimpico të Romës.

Situata për momentin është nën kontroll por pasdite në Via Cavour përballë komisariatit tre policë u sulmuan dhe u plagosën nga një grup tifozësh që ishin takuar më parë në Largo Corrado Ricci.

Oficerët ndërhynë pasi grupi i rebelëve po hidhte shishe dhe tymuese.Katër ultras u ndaluan dhe u arrestuan. Tifozët e Slavia Pragë u shoqëruan më pas në stadiumin Olimpico për të ndjekur axhendën e mbrëmjes sportive të Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!