Hysaj e Muja në fushë, Champions me tetë duele

Dita e tretë e ndeshjeve në grupe të Ligës së Kampionëve ecën sot me 8-të duele të tjera. Nis në orën 18:45, ndërsa Barcelona pret Shahtjor Donjetsk ndërsa po në këtë orë Fejnord pret Lacion e Hysajt.

Sigurisht ndeshja e standartit të lartë, duket se luhet në mbrëmje në Paris, aty ku takohen për Grupin F, PSG dhe Milan (20:45). Po në këtë grup Njukasëll përballet me Borusia Dortmund.

Ndërkohë në Grupin H, Arbnor Muja me Antverp, do të matet me ‘Dragonjtë’ e Portos në “Bosuilstadion”. Për kampionët në fuqi të Sitit, në radhë transferta në Bernë teksa për llogari të Grupit G, luan me Jang Bojs.

Ndeshjet sot, faza në grupe raundi i 3-të:

Grupi E:

Fejnord-Lacio 18:45

Selltik- Atletiko Madrid 21:00

Grupi F:

PSG-Milan 21:00

Njukasëll- Dortmund 21:00

Grupi G:

Jang Bojs- Mançester Siti 21:00

Lajpcig- Crvena Zvezda 21:00

Grupi H:

Barcelona-Shahtjor Donjetsk 18:45

Antverp- Porto 21:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!