Vjen derbi i parë sezonal, debuton Abilaliaj

Robert Prosineçki, legjenda e futbollit kroat, emri i ri që pritet të marrë Demat. Dje në Tiranë.

Dita e derbit Pratizani-Tirana ka marrë vëmendjen maksimale të kësaj te enjtje në kampionatin e 85 të futbollit, Abissnet Superiore. Takimi i javës së 6-të shtyrë për tri javë vjen këtë mbrëmje në 19:00 nga Arena Kombëtare me të dyja skuadrat e mëdha të Shqipërisë që kërkojnë fitoren.

Në këtë derbi që përkon me numrin 200 mes tyre në të gjitha kompeticioet dhe i 171- ti në radhë në kampionat, duket se do të jetë i gjithi i luftuar.

Si Partizani ashtu dhe Tirana ndihen të pa plotësuar sa i përket pikëve. Të kuqtë teksa shtynë ndeshjen e parë me Teutën (java e 1) duke qënë të angazhuar në Europë, nisen nga java e 2-të ndërsa kaluan Laçin në kohën shtesë 1-0. Më pas skuadra e ish teknikut Zoran Zekiç, barazoi dy herë radhazi me Vllazninë 0-0 dhe Egnatian 1-1 për të kaluar te fitorja me Dinamon 1-3 e ajo shtëpiake me Kukësin 4-3.

Sot pas largimit të Zekiç, do të drejtojë drejtori sportiv Arbër Abilaliaj. Vlonjati provizor, ka disa mungesa thelbësore si Mba, Da Silva, Hadroj dhe Sembene por kjo nuk e pengon Partizanin të futet në fushë për triumf.

Në anën tjetër Tirana. Bardheblutë, sikundër dhe rivali i tyre historik janë më një trajner të ri. Juljan Ahmataj do të drejtojë zyrtarisht për herë të 8-të 26 herë kampionët e Shqipërisë. Elbasanasi i udhëhoqi në 6 ndeshje në të kaluarën ndërsa pas debutimit javën e kaluar ndaj Vllaznisë me fitore në Kukës, sot do të jetë përballë Demave për të kërkuar suksesin e radhës.

Te kampi bardheblu, kontigjenti gati me Patrik Robson i cili ka disa ditë që stërvitet me skuadrën. Tirana humbi dy ndeshje radhazi dhe javën e kaluar u kthye te fitorja. Një sukses i sotëm e pozicionon në krye së bashku me Egnatian që ka 16 pikë në tetë javë. Do të gjykojë ndërkombëtari Eldorjan Hamiti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!