Partizani vesh me të kuqe derbin, Tirana thyhet kur se…pret

Në tribunë Robert Prosineçki teksa pritet të marrë timonin e Partizanit. Nuk mungoi ish trajneri Xhovani Kolela.

Java 6-të Abissnet Superiore: Partizani- Tirana 2-1 (Maget 78′, Mensah 90+2/ Hasani 90′

E prapambetura e javës së 6-të luajtur këtë pasdite në ‘Air Albania’ mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll me fitoren e skuadrës së drejtuar sot nga Arbër Abilaliaj me shifrat 2-1.

Pas një pjese të parë me pak raste e dyta e gjitha spektakolare. Fillimisht Partizani në dy raste të pastra në start të këtij fraksioni më pas shtylla e Tiranës dhe në fund goli me kokë i Maget për të kuqtë.

Por kur dukej se e gjitha do ndalej këtu, Florent Hasani godet në të 90′ për 1-1. Nuk ka pauzë pasi menjeherë Partizani sulmon nga e djathta me Kekon që godet nga brenda zonës ndërsa në rrugëtimi i topit gjën devijimin e Mensah me sferën që prek shtyëlln pingule dhe përfundon në rrjetë për 2-1 final.

Prosineçki, kroati i famshëm si futbollist sot në tribunën e Air Albania.

PARTIZANI: Hoxha, Murataj, Bytyçi, Sota Atanaskoski, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Binsuka.

Trajner: Arbër Abilailiaj

TIRANA: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Pwrgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Latifi, Hasani, Abazaj.

Trajner: Julian Ahmataj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!