Gravina: Nuk organizojmë Botëror me Arabinë Saudite e Egjiptin

Flet Gravina: “Për vlera nuk organizojmë botërorin 2030 me vende si Arabia Saudite dhe Egjipti, Mançini tradhëtar, një plagë që përpiqem ta heq”

Gravina:

“Ne hodhëm poshtë një propozim për organizimin e kampionatit botëror 2030 së bashku me Arabinë Saudite. Të bindur, por të vetëdijshëm, për mundësinë e madhe të suksesit të këtij kombinimi së bashku. (Egjipti, Arabia Saudite dhe Italia;red).

E bëmë për arsye problemesh ndërkombëtare, të lidhura me çështjen Regeni dhe për çështje vlerash. Nuk mund të fshihet se asgjë nuk ka ndodhur.”

Fjalët e presidentit të FIGC, Gabriele Gravina i cili më pas u kthye në lamtumirën e Roberto Mançinit nga stoli i Italisë:

“Jo në nivel sportiv, por në një nivel njerëzor, zgjedhja e tij ishte një zhgënjim. U ndjeva i tradhtuar në një ndjenjë të pastër, ndaj Robertos, të cilin e kam konsideruar gjithmonë mik”. Fjalët e kreut të FIGC si i ftuari i emisionit “Soul” për Tv2000.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!