Zekiç te Osijek, e gjitha nisi muajin e kaluar

Një muaj i tërë pa fitore në HNL, solli shkarkimin e Stjepan Tomas nga Osijek. Humbja e fund shtatorit me Slaven Belupo 1-0 ishte fatale për teknikun. Këtu nis dhe ideja e madhe për të rikthyer trajnerin Zoran Zekiç.

Më pas (2 tetor) mediat kroate raportuan se tekniku që ishte në pole për të marrë drejtimin teknik të skuadrës ishte Goran Tomiç. Madje duke i vënë nga pas dhe alternativën Damir Krznar. Gjithnjë nëse Tomiç do të refuzonte.

Por pikërisht në këtë moment, fjalën e kanë marrë mbështetsit e skuadrës së njohur kroate. Ata nisën të këmbëngulnin me të gjitha mjetet që të rikthehej trajneri i Partizanit Zoran Zekiç.

Aq ka mjaftuar dhe tratativat nisën të bëhëshin serioze. Dje sërish mediat kroate raportuan se Zekiç do të jetë trajneri i ri i Osijek. Për më tepër që Zekiç ka lënë të kuptohet se sot ose nesër (e mërkurë) do t’i bashkohet skuadrës së re. Sidoqoftë, fjalën e fundit e ka presidenti i Partizanit Gazmend Demi. Sot dilemat marrin fund…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!