Festoi 23 vjetorin e lindjes, Tuci i jep tri pikë Lokomotivës

Indrit Tuci u urua ditën e djeshme nga klubi për ditën e lindjes teksa mbushi 23 vjeç ndërsa sot laçiani arriti t’i japë tri pikë Lokomotivës së Zagrebit në derbin e ‘vogël’ me Rudesh Zagreb.

Në fakt ky ishte goli i parë i Tucit këtë edicion por nëse edicionet e kaluara ai shënonte kryesisht nga afër me kokë apo këmbë, sot sulmuesi shtatlartë goditi nga 25 metra larg duke realizuar një supergol.

Ish sulmuesi kuqezi për U21 ka vuajtur një dëmtim të gjatë por tani duket se ka gjetur formën optimale dhe me golin e vetëm të ndeshjes sot duket se mban ende lart flamurin e skuadrës me të cilën aktivizohet që nga sezoni 2018/2019.

Te Lokomotiva Zagreb janë aktivizuar shumë lojtarë shqiptarë ndërsa aktualisht zagrebasit e Lokomotivës ecin me Indrit Tucin, Jon Mersinaj, Klevis Dragaj, Art Smakaj (Kosovë) dhe Feta Fetai (Maqedonia e Veriut)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!