Java e plotë, Dinamo- Partizani, derbi në Elbasan

Nuk ka kohë për pushime. Abissnet Superiore pasi mbylli dje sfidat e fundit të aktit të 4-ët, do të nisë me javën e pestë të saj që të premten.
Tirana kryesuese me 10 pikë, pret në “Selman Stërmasi’ Erzenin me ndeshjen e programuar për në orën 15:00. Po të premten në orën 18:00, kryesfida Dinamo- Partizani në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit.
Tre takimet e tjera sipas Departamentit të Garave në FSHF, zhvillohen të shtunën. Me të veçantën që ata luhen në tre orare të ndryshme.
Nis Egnatia-Laçi në orën 15:00, vijon në 18:00 me Skënderbeu-Kukësi dhe mbyll këtë javë dueli Vllaznia-Teuta në 20:15.
Abissnet Superiore, java e 5-të 2023/2024:
Të premten:
15:00 Tirana- Erzeni
18:00 Dinamo-Partizani (në Elbasan)
Të shtunën:
15:00 Egnatia-Laçi
18:00 Skënderbeu-Kukësi
20:15 Vllaznia-Teuta /Sportiim.al/
Klasifikimi: (Partizani- Teuta një ndeshje më pak)
