Laçi shkund Vllazninë, Teuta kalon korçarët
Abissnet Superiore, Java 4:
Laçi – Vllaznia 2-1 (Sobovale 90’+6′, Tresa 72’/ Boshnjaku 3′)
Teuta – Skënderbeu 1-0 (Arifi 25′)
Laçi – Vllaznia dhe Teuta – Skënderbeu ishin dy sfidat që mbyllën javën e katërt Abissnet Superiore. Kurbinasit marrin fitoren e dytë radhazi në shtëpi teksa mposhtën me përmbysje shkodranët në shifrat 2-1.
U duk se Vllaznia do të kishte në dorë këtë ndeshje pasi gjeti golin që në të tretën e këtij takimi falë Boshnjakut, por përveç këtij episodi nuk kishte shumë për t’u mbajtur mend nga kuqeblutë.
Laçi u vu në lëvizje menjëherë edhe pse goli i barazimit do të vinte në limite të shtesës së parë sërish nga ai, Sobovale. Gjithçka mbyllet në barazim me fatet e ekipeve që do të përcaktohen në 45 minutat e mbetura.
Një eurogol i muntës së 72′-të shënuar nga 18-vjeçari Tresa do t’u japë fitoren bardhezinjve duke përmbysur gjithçka përballë Vllaznisë së Memellit që shkon në 3 ndeshje pa fitore.
Sakaq, Teuta mundi të ringrihej në shtëpi pas asaj humbjeje të thellë ndaj Laçit duke mposhtur minimalisht Skënderbeun edhe pse me vështirësi. Vendosi goli i një tjetër të riu edhe në këtë sfidë me 16-vjeçarin Arifi që shënoi në minutën e 25′-të.
Pas kësaj jave të katërt, Laçi ngjitet i dyti me 7 pikë po aq sa Egnatia, ndërsa Vllaznia mbetet e pesta. Teuta ndërkohë ka dalë nga zona e kuqe por jo nga zona e rrezikut, teksa Skënderbeu mbetet në katërshen e parë me 6 pikë./Sara Gjidiaj/