Di Biaxho: Ndaj Partizanit nuk firmos për barazim

Për Dinamon ka mbërritur ndeshja me Partizanin. Këtë të premte për javën e 5-të Abissnet Superiore (luhet në Elbasan në 18:00) në kampin blu optimizmi është maksimal. E shprehu trajneri Di Biaxho teksa i shoqëruar nga mbrojtësi Mija ka folur para mediave.

Di Biaxho:

“Partizani? Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur nga ana mentale, pasi futbollistët janë më të karikuar. Renditja e Dinamos me lojërat që kemi bërë të gënjen, por ky është futbolli.

Kemi luajtur mirë me Tiranën dhe kemi humbur, kemi luajtur jo mirë ndaj Kukësit dhe kemi fituar. Pra, futbolli i tillë është, por tashmë duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë.

Barazim? Në jetën time nuk firmos kurrë për një barazim, edhe kur luaja me kombëtaren italiane ndaj kundërshtarëve shumë të fortë si Brazili, gjithnjë doja fitoren.

Me gjithë respektin për rivalin, që është edhe kampioni i Shqipërisë, Dinamo hyn në çdo ndeshje për të fituar. Kjo është ajo që u përcjellim edhe futbollistëve, të kërkojnë deri në fund të çdo ndeshje të marrin maksimumin”, tha trajneri i bluve Luixhi Di Biaxho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!