Haland lojtari i vitit, Guardiola trajneri…

Menjëherë pas përfundimit të shortit të Champions League u zhvillua dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve UEFA 2023 ku u shpallën trajneri dhe trajnerja më e mirë e sezonit si dhe lojtari dhe lojtarja e vitit.

Trofeun si trajneri më i mirë i sezonit që lamë pas e rrëmbeu Pep Guardiola që fitoi Ligën e Kampionëve me Mançester Sitin për herë të parë.

Ndërkohë trajnerja më e mirë është Sarina Vigman, timonierja e pankinës së kombëtares angleze që fitoi Europianin vtin e shkuar dhe mbërriti deri më finalen e Kupës së Botës.

Sakaq, nuk mund të kishte dyshime për lojtarin e vitit. Erling Haland rrëmbeu këtë titull pasi fitoi çdo kompeticion të mindshëm me Sitin duke qenë protagonist me golat e tij.

Sa i përket futbollit të femrave, është Ajtana Bonmati lojtarja e vitit, spanjollja që aktivizoohet me kombëtaren dhe ekipin e Barcelonës.

Trajneri më i mirë i sezonit: Pep Guardiola

Trajnerja më e mirë e sezonit: Sarina Vigman

Lojtarja e vitit: Ajtana Bonmati

Lojtari i vitit: Erling Haland

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!