Prodani, kapteni i dy golave të Dinamos

Abissnet Superiore, Java 3:
Dinamo – Kukësi 2-1 (Prodani 52′, 90+11’/ Salami 75′)

Kurbinasi Indrit Prodani shkëlqen me blutë e ‘City’, dy gola për tri pikët e para të skuadrës së Di Biaxhos

Kukësi nuk po kalon aspak një momrnt të mirë teksa edhe në këtë javë të tretë Abissnet Superiore nuk ka mundur të shkojë te pika. Kësaj radhe verilindorët humbën në limite në “Elabasan Arena” përballë Dinamos në shifrat 2-1.

Të tre golat u shënuan gjatë pjesës së dytë me 45 minutat e para që nuk prodhuan shumë. Si kryeqytetasit ashtu edhe kuksianët u treguan të kujdesshëm dhe të vakët me rastet e krijuara.

Sakaq, në minutën e 52′-të Prodani nuk mund të gabonte para portës duke shënuar golin e avantazhit për Dinamon. Këtij goli do t’i përgjigjej Mustafa Salami me një aksion personal të cilin do ta finalizonte në portën e Rexhepit për të rikthyer baraspeshën.

Në kohën shtesë heroi i takimit Indrit Prodani shënon golin e dytë duke i dhënë tri ikët e para bluve.

Abissnet Superiore ndërkohë vijon nesër me dy përballje të tjera, Tirana – Skënderbeu dhe Vllaznia – Partizani./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!