Verrati lë PSG-në, fluturon në Doha

Trajneri i PSG-së Enrike nuk e kishte në plane, e braktis dhe tekniku i Italisë Spaleti teksa e lë jashtë listës ‘Axurre’. Mesfushori drejt Katarit.

Kolonisë së yjeve europianë por jo vetëm të cilët iu bashkuan kampionatit të Arabisë Saudite iu bashkua së fundi dhe Marko Verrati. Por ai do të luajë në Katar teksa mësohet se ka zbritur në Doha me destinacion Al- Arabi.

Mesfushori italian, njëmbëdhjetë vjet pas fillimit të aventurës së tij në Francë (PSG), Verrati, i dëbuar nga trajneri aktual i PSG-së Luis Enrike dhe presidenti Naser Al-Kelaifi, është gati të fillojë një jetë të re në Katar në moshën tridhjetë vjeçare.

Siç raporton Katari, në fakt, Verrati zbarkoi pak më parë në Doha, gati për të nisur aventurën e re. Në orët në vijim mesfushori italian do të nënshkruajë kontratën e re dhe të pasur me Al-Arabi, i cili pas tratativiës së gjatë arriti të gjejë një marrëveshjen me lojtarin e lindur në Peskara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!