Real Madrid, fiton Botërorin për Klube

Reali i Madridi nuk lë trofe pa fituar. Këtë mbrëmje në Marok, ai kaloi përmes spektaklit 5-3 me skuadrën e Al-Hilal.

Përballë gjigandëve të Europës skuadra finaliste nga Arabia Saudite, u shfaq inferiore, paçka se në fund arriti të shënojë 3 herë.

Dy herë Vinicius Zhunior dhe po aq herë Valverde por dhe goli i Benzema, i siguruan trofeun e pestë të Botërorit të Klubeve skuadrës së Ançelotit, Për Al-Hilal golat u realizuan nga Marega dhe Vieto dy herë.

Më poshtë libri i artë i Kupës së Botës për Klube që nga krijimi i formatit aktual.

Real Madridi ngjitet në pesë trofe (tetë nëse marrim parasysh edhe ato të fituara para ndryshimit të formatit, duke llogaritur edhe Kupën e vjetër Ndërkontinentale.

Fituesit:

2000, Corinthians (Brazil)
2005, Sao Paulo (Brazil)
2006, Internacional (Brazil)
2007, Milano (Itali)
2008, Manchester United (Angli)
2009, Barcelona (Spanjë)
2010, Inter Milan (Itali)
2011, Barcelona (Spanjë)
2012, Corinthians (Brazil)
2013, Bayern (Gjermani)
2014, Real Madrid (Spanjë)
2015, Barcelona (Spanjë)
2016, Real Madrid (Spanjë)
2017, Real Madrid (Spanjë)
2018, Real Madrid (Spanjë)
2019, Liverpool (Angli)
2020, Bayern (Gjermani)
2021, Chelsea (Angli)

2022. Real Madrid

Fitoret e përgjithshme
5 tituj: Real Madrid
3 tituj: Barcelona
1 tituj: Corinthians, Bayern
1 titull: Sao Paulo, Internacional, Milan, Manchester United, Inter, Bayer Monaco, Liverpool, Chelsea

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!