Mesi del ‘huq’, Nashvilë i ndal në shtëpi

Para ndeshjes Mesi dhe Jedin demostruan trofeun e fituar (Kupa e Ligës) para tifozerisë së tyre në Florida

Vjen hapi i parë ‘fals’ i Lionel Mesit me Inter Majemin në MLS. Në ndeshjen e mengjesit të sotëm luajtur në Florida ndaj Nashvilë, skuadra e Bekam që lufton për ti ikur fundit të renditjes u ndal te shifrat 0-0.

Ndërkohë dy skuadrat ishin finaliste të Kupës së Ligës më 20 gusht (fituar nga Inter Majemi me penallti).

Në takimin e sotëm, Lionel Mesi ishte për 90 minuta në fushë por ndryshe nga 9 prezencat e tjera me bluzën e re ndërsa ka shënuar 11 gola, nuk arriti të ndihmojë skuadrën për të marrë tri pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!