Në tri ditë, Superiorja sot dy takime

Shtatori i këtij viti, nis me dy ndeshje të javës së dytë Abissnet Superiore. Këtë të premte do të jenë të impenjuara katër skuadra me dy çiftet: Erzeni-Vllaznia dhe Skënderbeu-Dinamo.

Dueli mes shijakasëve dhe shkodranëve nis në orën 16:00 dhe do të luhet në Rrogozhinë, strehën e këtij sezoni për Erzenin ndërsa në 19:00, nën ‘shënjën’ e refletorëve Skënderbeu pret në impiantin e tij Dinamon.

E veçanta e këtij ballafaqimi në juglindje lidhet me faktin se të dyja klubet e njohura në Shqipëri vijnë nga Kategoria e Parë.

Për korçarët pas asaj fitorjeje në javën e parë ndaj Egnatias në transfertë 0-1, pritet të jetë një ditë feste. Jo vetëm suksesi i parë por dhe emri i rivalit pse jo dhe rikthimi para publikut në Superiore, konsiderohen shtysë për të parë një “Skënderbeu” plot.

Ndeshjet e tjera të javës së dytë zhvillohen nesër dhe të dielën.

Java e dytë Abissnet Superiore:

Sot:

Erzeni- Vllaznia 16:00 (në Rrogozhinë)

Skënderbeu- Dinamo 19:00

Të shtunën:

Teuta- Tirana 19:00

Të dielën:

Kukësi- Egnatia 16:00

Partizani- Laçi 19:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!