Bejzade zhvillon seancën e parë me Laçin, tre lojtarë ‘ia merr’ Bushi

Skerdi Bejzade drejtoi sot seancën e parë me Laçin. Trajneri i ri i bardhezinjëve teksa mori vendin e Nicës pas javës së parë të Abissnet Superiore pati një prezantim të thjeshtë dhe menjëherë në punë.

Ndërkaq ish sulmuesi i Partizanit dhe Elbasanit të famshëm, pritet ta nisë në malore aventurën e re trajnuese. Nga lista e kurbinasëve për shumë ditë ai nuk do mund të ketë në dispozicion tre futbollistët e listuar nga Alban Bushi për grumbullimin me U21 kuqezi.

Futbollistët e Laçit; Ajdi Dajko, Stiven Bibo dhe Agan Mjaki janë përfshirë te Kombëtarja e Bushit për ndeshjet kualifikuese me Armeninë dhe Rumaninë U21.

Sakaq, për Mjakin nuk pati vend në javën e parë (Laçi-Erezni 3-3) pasi lojtari duket se ka ende probleme dokumentacioni me klubin e Groningenit (Holandë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!