Tjetër kryeveper e Mihanës, vjen goli i tretë sezonal

Redon Mihana e ka nisur plot shkëlqim edicionin e ri futbollistik. Kurbinasi i afruar vetëm pak javë më parë te Erzeni, realizoi golin e barazimit ndaj Vllaznisë në duelin që po luhet këto çaste në Rrogozhinë.

Java e dytë nisi pikërisht me këtë ndeshje teksa golit të bukur të Balajt për Vllazninë në të 7′-ën i’u përgjigj mesfushori sulmues i Erzenit teksa në 23′-ën regjistroi një tjetër gol fantastik.

Më herët Mihana pati shënuar dy gola ndaj Laçit në transfertë (3-3) me golin e parë që i ngjau një kartoline të këtij sezoni të 85-të Abissnet Superiore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!