Femra/ Spanja fiton Kupën e Botës në futboll

FIFA Women’s World Cup: ‘Australi- Zelandë e Re 2023’

Finale në Sidnei: Spanjë-Angli 1-0 (Kremona 29′)

Me një gol të Olga Karmona shënuar në të 29′-ën, Spanja për femra fiton ndeshjen finale ndaj Anglisë duke përvetësuar për herë të parë trofeun e madh të Kupës së Botës.

Me fazën finale të Botërorit, zhvilluar nga 20 korriku deri në 20 gusht 2023 në Australi dhe Zelandë të Re, kombëtarja iberike i’a doli të kalojë të gjitha rivalet e shkruar historinë në këtë kompeticion të FIFA-s.

Përgjithësisht një finale e dominuar nga spanjollet të cilat veç golit të pjesës së parë, patën mundësi të shënonin dhe në të dytën me penallti. Hermozo ndalet nga portierja angleze Erps.

Megjithatë rezultati final 1-0, i dha mundësinë skuadrës së trajnerit Horge Vilda Fernandez, të ngrejë në ‘qiell’ trofeun e kampionit të botës. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!