Nga Çezena te Laçi, lojtari kuqezi që pëlqen…Iniestën

Pas Kryeziut një tjetër talent bashkohet me bardhezinjtë, Syla i Kombëtares së moshave Kuqezi, nën udhërat e Nicës.

Mesfushori Ersi Syla i konsideruar një nga elementët premtues të një brezi të ri futbollistësh që po rriten në ekipet Kombëtare të moshave i është bashkuar Laçit në Abissnet Superiore.

Lojtari 18 vjeçar ka disa ditë që po stërvitet nën urdhërat e trajnerit Stavri Nica teksa shihet si një alternativë evidente e repartit qëndror. E ka nisur te FC Internacional Tirana për t’u bërë më pas pjesë e Kombëtares U15 e vijuar më tej te Kombëtarja U17-të.

Vitin e kaluar, Syla ishte te Çezena në Itali ndërsa tani parë ligjet e vendit fqinj për esktrakomunitarët (FSHF ka arritur disa marrëveshje në të shkuarën për t’u konsideruar komunitarë lojtarët tanë si rasti Greqia apo Franca) futbollisti e ka parë të udhës të refuzojë huazimin te Piaçenca dhe ka preferuar rikthimin në Shqipëri.

Mësohet se futbollisti figuron në listen e skautëve të Laçit që para një edicioni. Duket se kurbinasit do të ecin si në të shkuarën duke goditur në elementë të rinj të cilët më pas kthehen në produkt të rëndësishem jo vetëm për veten por dhe klube të tjera./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!