Problemi/ Barça katër ditë afat për regjistrimet e reja

Barcelona fitoi mbrëmë turneun Joan Gamper (4-2 ndaj Totenhem)por sot duket se është zgjuar me ndjesi të tjera. Mësohet se klubi Blaugrana po kërkon dëshpërimisht para për të buxhetuar e për të regjistruar 11 lojtarë në listat e La Liga-s.

Ata i përkasin atyre që janë afruar por dhe rinovimeve me futbollistë egzistues. Një pjesë e parave mund të vijnë nga shitja e Dembele, të tjera nga ajo e Tobido te Nisë.

Megjithatë gjëja e rëndësishme është regjistrimi i Ilkai Gyndogan deri më 12 gusht. Kontrata e gjermanit i cili dje u fut si zëvëndësues në turneun e luajtur në ‘Park Montjuic’ është e strukturuar në mënyrë të tillë që të skadojë në rast të dështimit të regjistrimit deri në atë datë.

Në këtë rast, lojtari do të kishte kohë deri më 31 gusht për të gjetur një ekip të ri./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!