Turneu Gamper/ Barcelona- Totenhem, në stadium të ri…

Barcelona e bën sefte në impiantin e ri ku do të jetë pritës në La Liga Santander por dhe evente të tjera futbollistike për edicionin 2023/24.

Trofeu tradicional ‘Joan Gamper’ do të zhvillohet sonte në stadiumin ‘Olimpic Luis Companys’ (20:00), ku skuadra e Ksavit do të luajë gjatë gjithë sezonit në pritje të përfundimit të punimeve në ‘Camp Nou’.

Skuadra katalanase do të përballet me Totenhemin dhe siç pritej, Ousmane Dembele nuk do të jetë aty: transferimi i tij në Paris Saint-Germain tani është shumë afër.

Ndërkohë londinezët mbërritën në Barcelonë pa kapitenin Herri Kejn me synimin për ta ruajtur në kuadër të ndeshjes së kampionatit kundër Brentford dhe ndoshta edhe për shkak të thashethemeve në merkato, me Bajernin që ishte shumë pranë sulmuesit.

Formacionet zyrtare:

Barcelona (4-3-3): Ter Shtegen; Araujo, Kounde, Erik Garcia, Balde; Pedri, Oriol Romeu, De Jong; Rafinja, Levandovski, Gavi.

Totenhem (4-2-3-1): Vikario; Porro, Sançez, Dier, Reguilon; Skip, Bisouma; Perisiç, Lo Çelso, Solomon; Riçarlison./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!