Emiljano Vila largohet nga Teuta

Emiljano Vila 35 vjeç njoftoi sot se ka përfunduar bashkëpunimin 4 vjeçar me Teutën. Ish lojtari kuqezi, me të kaluar te Partizani, Skënderbeu, Dinamo e disa aventura jashtë vendit, nga sot, pritet të vijojë gjetkë.

Njoftimi i Vilës:

“Pas katër vitesh fantastikë dhe 4 trofeve, nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Teutës. Falënderoj presidentin Edmond Hasanbelliu, drejtorin Enid Furxhi që më dhanë mundësinë të jem pjesë e këtij ekipi.

Një falënderim të veçantë për stafin, kolegët e skuadrës dhe për tifozerinë durrsake për mbështetjen e vazhdueshme. Faleminderit dhe suksese familja e madhe Teuta”, shkruan Vila

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!