Dinamo niset drejt Italisë, Egnatia miqësore me Laçin

Nëse nesër dhe të ejten e gjithë vemendja sportive përqendrohet te duelet europiane të Partizanit dhe Tiranës, skuadra të tjera të Abissnet Superiore janë në angazhime serioze me përgatitjet sezonale.

Dinamo klubi i dytë më i titulluar në vend, pritet të niset mëngjesin e nesërm drejt Italisë për t’u kolauduar në drejtim e në fushë. Luixhi Di Biaxho me gjasë ditët e para të gushtit do të emërohet zyrtarisht dhe blutë do të testohen në Itali me Modena-n dhe Verona-n.

Nga ana tjetër Egnatia pasi të luajë të mërkurën miqësoren me Laçin në Rrogozhinë (18:00) do udhëtojë më pas për një duel luksi po në Apenine.

Sipas klubit rrogozhinas do të jetë Inter – Egnatia miqësorja e 13 gushtit që do zhvillohet në Ferrara të Italisë.

Ndërkohë Erzeni shihet si e vetmja skuadër e cila nuk po gjen qetësi. Shijakasit duket se sot kanë mbyllur negativisht me trajnerin Josa duke mos u dakortësuar për një bashkëpunim sezonal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!