Erzeni largon Ademin dhe Kriviçiç
Sulmuesi Ilirid Ademi dhe mesfushori Marko Kriviçiç, janë të larguarit e radhës nga Erzeni.
“KF Erzeni njofton se kemi mbyllur bashkëpunimin me Ilirid Ademin. Klubi e falënderon për gjithçka dha me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierë. Ilirid Ademi ka një dedikim për ju: Falënderoj shumë klubin e Erzenit dhe tifozerinë e zjarrtë shijakase për mbështetjen”, shkruhet në njoftim.
“KF Erzeni njofton se kemi mbyllur bashkëpunimin me Marko Kriviçiç. Klubi e falënderon për gjithçka dha me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierë”, ishte më pas njoftimi i klubit për sllovenin.