Shkëlqimi në Europë/ Redon Xhixha 6-të gola

Dy gola sezonin e kaluar me Tiranën në Europë, dy të tjerë këtë sezon me Karabak ndaj Linkoln Red Imps dhe këtë mbrëmje dy gola mjeshtërorë në Poloni ndaj kampionëve në fuqi të Rakov e kanë kthyer ish sulmuesin e Laçit dhe Tiranës në njeriun kryesor të skuadrës azere.

Kurbinasi i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 25 vjeç, shkurtoi diferencën e golave në 2-1 duke goditur me gjoks një top të ardhur nga e djathta (73′) dhe pas dy minutave (75′) realizoi golin e barazimit me një realizim spektakolar.

Megjithatë Rakov arriti të fitojë në të 91′ teksa Kitel vulosi shifrat e takimit të parë të turit të dytë në UEFA Champions League në 3-2. E kthimit në 2 gusht në Azerbajxhan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!