Itali- Shqipëri, ja formacionet e mundshme

Media të ndryshme prestigjioze kanë nisur të hulumtojnë lidhur me ndeshje të caktuara të ‘Euro 2024’ teksa veç të dhënave specifike ofrojnë edhe formacionet e mundëshme.
Lidhur me prag sfidën e Grupit B Itali- Shqipëri, në program të shtunën 15 qershor, formacionet e mundshme duket se janë thujase të përafërta me atë që janë parë këto ditë në seancat përgatitore.
Kështu Italia pritet të zbresë në fushë me:
Donaruma; Bastoni, Buonxhorno,Lorenco, Dimarko, Zhorzhinjo, Kristante, Kambiaso, Kieza, Pelegrini, Skamaka. Tr: Spaleti.
Shqipëria me formacion të mundur:
Berisha; Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj;Ramadani, Asllani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja. Tr: Silvinjo.
- Barela dhe Faxholi (të rekuperuar) janë stërvitur sot me grupin çka do të thotë se formacioni i Italisë mund të ndyshojë dukshëm.
Më poshtë grafikisht vendosja eventuale sipas ‘whoscored.com’
