Shehi: Ndeshje e hapur, vigjilencë e të kujdesshëm

Tekniku bardheblu para mediave në Batum: Kualifikimi 50-50.

Nga Gjeorgjia aty ku nesër Tirana luan në të kthimit për turin e parë të Conference League me Dinamo Batum (19:00), trajneri Orges Shehi shpalos gjithë detajet e një ndeshje të cilën ai e do të interpretuar me mjaft kujdes.

Jemi pjesë e klubit më të titulluar në Shqipëri, do të futemi në fushë dhe mendoj se duhet të jetë motoja jonë, si të barabartë me kundërshtarin, duke qenë gjithmonë në ato situata e duke bërë më mirë.”, thotë durrsaku.

Shehi:

“Është ndeshja e dytë nesër. Pas ndeshjes së parë, kemi informacion më të detajuar dhe pas ndeshjes së parë synojmë të përmirësohemi dhe aty ku të mund të bënim më mirë, kërkojë të bëjmë më mirë nesër. Na del për detyrë që të jemi gjithmonë vigjilent e të kujdesshëm se është një ndeshje që me rezultatin e sfidës së parë, është gjithmonë e hapur dhe mendoj se është 50 me 50.

Ndeshja e parë me të dytën sigurisht që kanë lidhje me njëra-tjetrën, por unë jam i kënaqur me kontingjentin e lojtarëve që kemi, pak rëndësi ka kush e nis nga fillimi apo stoli. Në ndeshjen e parë na rezultoi që lojtarët e stolit u futën mirë në fushë, me atë objektivin e duhur për të ndryshuar ndeshjen.

Duke qenë se e nisën nga stoli kanë informacion më të saktë se e shohin ndeshjen më të qetë dhe me vjen mirë që bënë atë që duhet për të ndryshuar rezultatin. Mendoj se edhe mund të ketë nesër një ndryshim në fillimin e ndeshjes, por e rëndësishme është që interpretimi i atyre që janë brenda, ka të bëjë shumë me ata që janë jashtë. Që kur futen, të ndryshojnë situata që nuk po bëjmë mirë.

E rëndësishme është që kemi një grup të plotë, ku nuk është e rëndësishme se kush e fillon,. Por që të gjithë të jenë aty ku duhet për të rikuperuar e vlerësuar situatat dhe për të dhënë më të mirën e mundshme.

Gjendja fizike është e mirë, na është bashkuar Kaina që ndeshjen e parë nuk e kishim për arsye mjekësore. Grupi është i plotë. Regi është një nga lojtarët e rëndësishëm, e nisi nga stoli në ndeshjen e parë, nesër nuk e kemi fiksuar ende se ka edhe një stërvitje, mund ta nisë edhe nga fillimi.

Mendoj se në ndeshjen e parë, të dy skuadrat kishin mundësi të mbanin topin e nisnin aksionet pa presion të madh të ekipit kundërshtar, e them këtë se me dy takime të dy skuadrat kanë qenë të kujdesshme. Duhet të jesh i kujdesshëm e në ekuilibër, por në momente loje mund të kemi edhe veprime ndryshe.

Në një ndeshje me dy takime që mund të zgjasë më shumë se 180 minuta, pas një ndeshje të barabartë, shanset të dy skuadrat i kanë të njëjta. Ne do të luajmë shanset tona, duke qenë të vetëdijshëm për të bërë atë që duhet bërë.

Jemi pjesë e klubit më të titulluar në Shqipëri, do të futemi në fushë dhe mendoj se duhet të jetë motoja jonë, si të barabartë me kundërshtarin, duke qenë gjithmonë në ato situata e duke bërë më mirë. Se situata janë të rëndësishme në futboll se ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes. Duke i vlerësuar dhe duke qenë i përqendruar te situata, shanset për kualifikim rriten. Në një takim ku skuadrat luajnë pas një rezultati të barabartë, të dy skuadrat do të kenë mundësitë e veta që do të mundohen t’i shfrytëzojnë sa më mirë.

Nga Tirana e vjetshme, në ndeshjen e parë ishin plot 6 lojtarë të rinj, karakteristikat mund të ndryshojnë. E thashë që situatat mund të ndryshojnë edhe në momente loje, mund të jemi në moment ekuilibri, pritës, për të qenë të rreshtuar e për të mos i dhënë mundësi kundërshtarit. Por kërkojmë të jemi të logjikshëm në nisjen e aksioneve, shpresojmë që armën e fortë që kemi, tranzicionin, ta kemi edhe në ndeshjen e nesërme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!