Teuta në Bullgari, Longo stërvit në kushte optimale

Teuta me italianin Digo Lungo në timon pas disa ditëve seleksionuese në Durrës, ka marrë drejtimin drejt Bansko-s së Bullgarisë. ‘Djemtë e Detit’ kanë objektivë këtë sezon të ri dhe pavarësisht disa lëvizjeve në organikë, pritet të shihet konkuruese e denjë në kampionatin e 85-të të Abissnet Superiore.

Realdo Fili, Arsid Kruja dhe portieri Elton Vata janë disa nga emrat e afruar këtë merkato ende e hapur për klubin e Teutës.

Ishte vetë klubi durrsak i cili ka pasyruar axhendën në rrjete:

“Teuta ka nisur fazën përgatitore, që do zhvillohet në Bullgari —Djemtë e detit kan mbërritur në destinacion dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuader te sezonit te ri 2023\20224.

Në orën 10:00 grupi i lojtarëve në drejtimin e trainerit Diego Longo dhe stafit teknik kanë kryer përgatitjet në kushte mjaft të mira si pasojë edhe të temperaturave optimale”, shkruan klubi në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!