Ikën Rama, te Laçi shihet Bytyqi

Pas një numri të lartë futbollistësh të larguar te Laçi më tej u iku ndihmës trajneri Klevis Hima por nga klubi bardhezi kjo situatë ka vijuar dhe me një tjetër trajner. Këtë radhë ishte tekniku i portierëve Kastriot Rama i cili tha se kishte mbyllur me kurbinasit.

Matjani ndërsa më së shumti e ka ndarë karrierën futbollistike si portier dhe trajner apo drejtues te Burreli dhe Laçi deklaroi këtë fundjavë se aventura e radhës me bardhezinjtë ka përfunduar.

” Momenti për t’u ndarë. E vështirë por duhej marrë ky vendim. Presidenti Laska më ofroi sërish bashkëpunim madje me kushte më të mira por problemet familjare ndikuan të vendos për këtë hap prapa. Laçi mbetet shtëpia ime e dytë.

Kujtimet janë mbresëlënëse mbushur me trofe e gara europiane plot adrenalinë. Jam krenar për punën me portierët. Nga Laçi kanë ngjitur shkallë disa prej tyre dhe shkolla e mirë e klubit jam i bindur se do funksionojë në vijim. Suksese skuadrës e klubit në tërësi. Kam vetëm fjalë zemre”, tha Rama i dinastisë matjane të portës.

Ndërkohë me kurbinasit në këtë rol, ka dalë tiranasi 38 vjeçar Mario Bytyqi.

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!