Dinamo starton fazën në Pogradec, 10 ditë intensive

Skuadra e Dinamos me Dritan Mehmetin në timon, ka lënë sot kryeqytetin për të vijuar fazën përgatitore në juglindje.

Në Pogradec blutë të përforcuar me elementë si Kaçorri, Lorran, Hoxha, Behiratçe, Albion Marku dhe së fundi portieri Sali pritet të intensifikojnë përgatitjet duke i shoqëruar ato dhe me teste miqësore.

Ndërkohë më herët Dinamo zhvilloi një miqësore me Vorën në Vorë të cilën e fituan 0-1.

Klubi shkruan në rrjete:

“Dinamovitët startuan sot në Pogradec pjesën e parë të fazës përgatitore. Blutë do të qendrojnë në këtë qytet deri me 27 Korrik, ku në program janë edhe disa ndeshje miqësore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!