Dinamo me ‘krahë’, vjen portieri Sali dhe Loran

Portieri Edmir Sali dhe anësori Loran i bashkohen Dinamos së Tiranës.

Ndonëse palët ishin në tratativa prej ditësh vetëm sot ata u zyrtarizuan te blutë e Dritan Mehmetit.

Ishte presidenti Bardhi ai që prezantoi ish portierin e Kastriotit dhe mbrojtësin Loran me ish lojtarin e Bylis teksa bën mirë deri në thellësi.

Dinamo i ka publikuar lëvizjet në Facebook.

Njoftimi për Salin:

Edmir Sali është zyrtarisht Dinamovit!

Ditën e sotme në prani të presidentit Bardhi, portieri vlonjat firmosi kontratën e re që e bën pjesë të bluve të kryeqytetit në sezonin e ri.
25-vjeçari më herët ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe Laçit ndërsa në dy sezonet e fundit ka mbrojtur portën e Kastriotit.

Njoftimi për Loran

Lorran Quintanilha vishet Blu!Mesfushori brazilian e ka zhvilluar karrierën e tij në vendlindje ndërsa prej sezonit 2020/21 ishte pjesë e ekipit të Bylis. Klubi blu i uron suksese me eksperiencën e tij të re si pjesë e 18 herë kampionëve të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!