Çekiçi dy pista, Marku te Arad

Endri Çekiçi ndoqi dje ndeshjen Partizani- BATE Borisov (1-1) në ‘Air Albania’. Lojtari pogradecar ishte pjesë e Koniaspor në Turqi teksa pas dy edicionëve ka mbyllur aventurën me klubin e elitës turke.

Ai tha se ka dy pista për vijimësinë. Një tjetër skuadër e Superiores turke por dhe ajo e një tjetre në Europë. Nuk dha shumë shpjegime por me shumë mundësi, futbolliti që ka veshur edhe uniformën Kuqezi, pret lajme nga Sllovenia ku ka luajtur në të shkuarën.

Ndërkohë ish-kapiteni i Partizanit, Egzon Belica, do të vijojë karrierën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ditën e sotme mbrojtësi veteran është prezantuar te skuadra e Rabotniçkit

Vjen zyrtarizimi. Herald Marku, ish-mesfushori i Vllaznisë dhe Partizanit, është prezantuar te UTA Arad, në elitën e futbollit rumun.

Me skuadrën që luftoi për mbijetesë edicionin e kaluar kanë luajtur dhe Idriz Batha dhe Erion Hoxhallari. Mesfushori 27-vjeçarka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!