Gyler: Jam gati, Reali të mos më huazojë

Pas nënshkrimit për 6 vite dhe prezantimit si futbollist i Realit, Arda Gyler (18) po përgatitet të përjetojë një aventurë të madhe në Madrid. Një klub ku turku i tretë pas Hamit Altintop dhe Nuri Shahin do të provojë të lërë gjurmë. Pa shtuar këtu turko= gjermanin Mesut Ozil…

Në fakt, konkurrenca te ‘Los Blancos’ është e ashpër dhe do të jetë e vështirë për hapësirë. Dhe që tani po flitet për një transferim të mundshëm (huazim) për të ndihmuar maturimin e talentit turk.

Megjithatë Arda Gyler e ka përjashtuar fillimisht këtë mundësi: “Ndihem gati, dua të punoj dhe do të përpiqem të jap gjithçka. Mundësia e huazimit? Dua të qëndroj këtu. Nëse më japin mundësinë të luaj, do të provoj. Prandaj jam këtu, nuk dua të shkoj në një ekip tjetër.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!